Problem shqetësues për shumë qytete të Shqipërisë mbetet kanalizimi i ujërave të zeza. Ky problem ekziston prej kohësh në lagjen Skënderbeg të Lezhës, te zona e njohur si ish-ushqimorja.

Shirat e dendur të rëna kohët e fundit kanë sjell bllokimin e pusetave të ujërave të zeza duke shkaktuar ndotje të ambientit por edhe shpërndarjen e një ere mbytëse për banorët e asaj zone.

Ata shprehen se ujërat e zeza bashkë me një fabrikë përpunimi të mbetjeve e bëjnë zonën vështirësisht të banueshme.

Ankesa ka pasur nga ana e banorëve për te dyja keto probleme por ende nuk ka pasur nje zgjidhje.

Ata shprehen se bashkia ka dhënë fondin për rehabilitimin e ujërave te zeza por kompania që është përgjegjëse nuk ka kryer detyren e saj.

Me tej ata shtojne se shumë herë kanë derguar banorë në urgjencë per shkak se era e keqe u shkaktonte helmim sidomos grave shtatzëna dhe fëmijeve. Situatë e rëndë është edhe per banorët, të cilet janë te semure.

Nje banore shprehet se vuan nga aztma dhe keto probleme ja kane veshtirësuar akoma me shume frymëmarrjen. Ata kane bere ankesa te vazhdueshme por akoma nuk ka pasur nje reagim për këtë situatë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re