Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pritet të mblidhet sot, për rastin skandaloz të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD-së.

Kapedani është shfaqur në rrjete sociale, duke bërë sfilatë në koridoret e Gjykatës dhe në zyrën e saj.