Në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të shpërndahen letra misterioze “Shpallet dita për ndëshkimin e muslimanëve” dhe vrasjet e muslimanëve i inkurajuan me një sistem pikësh.

Ne shumë vende të Britanisë u shpërndan fletushka ku nxisin njerëzit për veprime të dhunshme ndaj popullatës muslamane në Britani.

Sipas një raporti të MEPA News, sulmet do të klasifikihen në këtë mënyrë: Abuzime verbale, largimin e mbulesave grave muslimane, sulme fizike ndaj grave dhe burrave, perdorimin e acidit kundër muslimanëve, etj.

Sistemi i pikëve është si vijon:

•10 pikë – Nëse abuzon verbalisht një musliman!

•25 pikë – Nëse ia tërheq shaminë e një gruaje muslimane!

•50 pikë – Nëse hedh acid në fytyrën e një muslimani!

•100 pikë – Nëse e therr një musliman!

•250 pikë – Nëse e torturon një musliman me rrymë elektrike!

•500 pikë – Nëse e mbyt një mysliman me armë, thikë, apo ndonjë mënyrë tjetër!

•1000 pikë – Nëse e djegë një xhami

Nga ana tjetër, policia në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar për të hetuar letrat nga ana e kujt është dërguar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re