Skip to content

Skandali në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

auto ONKOLOGJIKU1745403474 750x436 1

Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri.

Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.

Stafa në kallëzimin e tij bën me dije se prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit për shkak se është lënë pa mirëmbajtje.

KALLZIM PENAL në SPAK

E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.

Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim.

Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion”, shkruan Osman Stafa teksa publikon kallezimin në SPAK.

509443694 23939991825635131 8263526895610610422 n

509366524 23939991628968484 6021331326086959017 n