Duket si një fjali e shkëputur nga ndonjë skenar seriali titulli i këtij artikulli, por në fakt është e vërtetë dhe “makthi” nuk po mbaron për monarkët dhe pallatin mbretëror në Spanjë. Bëhet fjalë për skandalin rozë që ka përfshië Mbretëreshë Letizia-n, bashkëshorten e Mbretit Felipe, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me kunatin e saj, Jaime del Burgo, ish-bashkëshort i motrës së Mbretëreshës.

Sipas mediave spanjolle, njerëzit, kryesisht ndjekësot e familje mbretërore, po bëjnë thirrje për një test ADN-je, pasi tashmë po vihet në dyshim atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia. Ndërkohë nga ana e tij, pallati mbretëror nuk ka reaguar apo deklaruar në lidhje me skandalin e krijuar, edhe pse raportimet janë se situata në familjen e monarkëve nuk është aspak e qetë dhe nuk dihet sa do i plotësohet kërkesa publikut.

Që në momentin kur shpërtheu skandali, që ka tronditur jo pak besueshmërinë e familjes mbretërore të shtetit iberik, janë publikuar informacione të ndryshme për historinë rozë, lidhjen e dashurisë mes Letizias dhe kunatit të saj, Kjo marrëdhënie pretendohet se është mbajtur sekret, sidomos pasi Letitia Ortiz, ish-gazetare, u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll Felipe.

Ndërkohë, Jaime del Burgo, i cili duket se është protagonisti i skandalit të mashtrimit ku është përfshirë edhe Mbreti, në fakt ka qenë personi kryesor që ka nisur aludimet për tradhëtinë përmes rrjeteve sociale, me fjalinë: “Të gjithë spanjollët kanë të drejtë të dinë të vërtetën”.

Tani njerëzit duan të dinë nëse skandali ka vazhduar edhe pas martesës mbretërore dhe nëse Felipe është babai i vërtetë i Princeshave, me njërën prej tyre që do të trashëgojë edhe fronin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re