Skip to content

“Skandali në Pasticerinë ‘Meva’: Ajo që gjen qytetarja në bakllavan e Bajramit e bën të irritohet!”

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 1 1

Një qytetare denoncon kushte të papërshtatshme në pasticerinë “Meva”

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që ka ndodhur në pasticerinë “Meva”, ku ka gjetur qime flokësh në bakllavën që bleu për Bajram. Ajo ka treguar se gjatë konsumimit të një racioni bakllavaje ka hasur një qime flokësh, por duke e konsideruar si një incident të rastësishëm, ka vazhduar të hajë. Megjithatë, kur ka gjetur një tjetër qime, ka vendosur të ndalojë konsumimin e produktit.

Qytetarja e konsideron këtë një skandal dhe kërkon një nivel më të lartë kujdesi nga ana e stafit për të siguruar cilësi dhe pastërti të produkteve që ofrohen. Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e higjienës, pasi këto ëmbëlsira konsumohen edhe nga fëmijët.

“Shpresoj që ky denoncim të rrisë ndërgjegjësimin për të parandaluar raste të tilla që mund të dëmtojnë konsumatorët. I bëj thirrje grave që punojnë në pasticerinë ‘Meva’ të tregojnë kujdes më të madh gjatë procesit të përgatitjes dhe paketimit të produkteve,” u shpreh qytetarja.

Përfundimisht, ajo apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e stafit të pasticerisë në mënyrë që të sigurohet që produktet të jenë të sigurta dhe të pastërta për konsum.

Përshëndetje JOQ!

Bleva për Bajram bakllava tek pasticeria “Meva” dhe nuk numërohen qimet e flokëve apo hundeve që kam gjetur në të. Më u neverit!!! Skandal!
Qimen e parë e kaperdiva, por kur pashë dhe të dytën, thashë STOP.
Paguajmë paratë dhe marrim 0 shërbim në atë që hamë. Të lutem, gra të punishtes, bëni kujdes! I hanë dhe fëmijët këto ëmbëlsira!

images