Rufan Belshaku, vetëm 20-vjeç, humbi jetën pak ditë më parë teksa ishte duke punuar në portin e Durrësit, pasi u mor zvarrë nga një vinç, ndcërsa familjarët e tij hedhin akuza të forta në lidhje me ngjarjen, dhe mënyrën si është tentuar të fshihet e vërteta.

Në një intervistë për Fax News, nëna e të riut, Etleva Belshaku ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë, sesi lihej të sorrollatej në korridoret e spitalit, pa i dhënë asnjë informacion për gjendjen e të birit.

Ajo kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa shprehet se nuk ka besim te hetimet që po kryhen.

“Djali im Rufan Belshaku ishte i liçensuar dhe punonte në portin e Durrësit. Kishte 5 muaj që kishte filluar punën. Paraditen  ditës së premte dt 15 prill 2022 orën 10.00 kam folur me djalin ishte në punë. E merrte punën në orë 7.00 të mëngjesit dhe punonte deri në orën 4-5 mbasdite. Telefonata për njoftim më ka ardhur nga polici i zonës. Me iniciale R.G.kishin gabuar emrin. Më pas djali vogël më thotë lajmin që është vëllai vet personi që kishte ndërruar jetë pra djali im.

U nisa direkt në Durrës, asnjë person nuk na priti, nuk na shoqëroi askush, diku në cep të spitalit pashë rrobat djalit. Vija vërdallë nëpër spital askush nuk më thoshte që të diçka të më drejtonin të më tregonin çfar të bëja ku të shkoja.

Por iu drejtova rojeve policore spitalit nëse dinte diçka, ai uli kokën me tregoi morgun.Kam kërkuar në koridoret e spitalit nuk përgjigjej askush. Pastaj shkova drejt morgut kur pashë djalin fashuar komplet. Dhe sdi çfarë më gjeti në atë moment humba ndjenjat.

Isha totalisht e dërmuar nga ajo që pashë, jam nënë dhe kush është nënë e kupton dhimbjen. Unë kërkoj të di çfarë i ndodhi djalit tim përse nuk më erdhi askush nga kompania ku djali punonte të më njoftonte përse u tregua neglizhente dhe nuk më erdhi njeri të më takonin.

Por më tha diçka në telefon. E dua të zbardhur me detaje si ndodhi aksidenti i djalit tim .zdi ku u vra si u vra a ka vendngjarje. A ka ndonji hetim  dua të di të vërtetën për humbjen e djalit tim. Ishte në lulen e rinisë sapo mbushi 20 tat. Nuk kishte një njeri kjo kompani të vinte të më takonte. Kërkoj zbardhjen e ngjarjes kam të drejtën si nënë të di të vërtetën.

Ju lutem sot ishte djali im nesër mund të jet një tjetër. Jam e traumatizuar. Djali ka mbaruar elektriçist mori liçensën mbaroi kursin për skrepist. Ishte me suguracion, kompania e kishte punësuar faleminderit për gjithshka por dua të di të vërtetën si ndodhi aksidenti kur dy orë më parë unë kisha folur me djalin.

Unë nuk kam marë asnjë nga sendet personale të djalit, ju lutem mi sillni gjitha çkishte djali me vete.Nuk dua të fyej kompanin por dua të di çfarë ndodhi me djalin.Pesë ditë sot askush nuk ka ardhur të në thojë një fjalë nga kompania ku punonte djali. Më është shëmbur bota ju lutem më ndihmoni…”, shprehet e ëma e tij.

Ndërsa i afërmi i 20 vjeçarit që ndërroi jetë gjatë punës në portin e Durësit Endrit Hazizi shprehet se mungesa korrektësisë nga ana e kompanisë, i bën që të dyshojnë  në lidhje me rrethanat që ka ndodhur vdekja.

“Ne duam me detaje çfarë ndodhi e duam të na tregohet si ndodhi përse nuk ka vendngjarje .Çfar nxori ekspertiza ligjore. Ndoshta ato mjete janë të pakualiduara ndoshta kan dalë jashtë përdorimit nuk dimëarsyen e vërtetë të ngjarjes çfarë i ndodhi kushuririt tim.

Dhe do ta vijojmë çështjen deri në zbardhjen e plot duam të jemi të qet çfar ka ndodhur me Reuf Belushakun. Përse nuk flet asnjë nga shokët e tij. Si e gjetën si transportuan spital çfarë gjendje ishte askush nuk flet. 

Njoftimi erdhi shum vonë,ne morëm vesh nga njerëzit tanë jashtë nuk u njoftua familja në kohë por disa orë me vonesë duam drejtësi asgjë tjetër”, thotë më tej i afërmi.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re