Kompania angleze “Smartmatic” është kualifikuar për të zhvilluar projektin pilot të votimit dhe numërimit të votave elektronike në disa zona në zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo kompani u akuzua nga avokatët e Donald Trump për zgjedhjet presidenciale se manipuloi votat duke favorizuar Joe Biden.

Rrjetet kishin marrë kërcënime ligjore nga Smartmatic, një kompani e teknologjisë së votimit në shënjestër të akuzave për mashtrim.

“Lou Dobbs dhe drejtuesi i Fox News, Maria Bartiromo dhe Jeanine Pirro transmetuan një segment  duke zbërthyer pretendimet se kompania Smartmatic ishte përfshirë në një skemë për të ndryshuar votat nga Presidenti Donald Trump tek Presidenti i zgjedhur Joe Biden gjatë fundjavës”, shkroi CNN në periudhën e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Pas kësaj, shefi ekzekutiv i Smartmatic menjëherë i dërgoi një njoftim ligjor mediave si “Fox News” apo të tjerave pro Trump se po përhapnin lajme të rreme e shpifëse në një fushatë dezinformimi ndaj kompanisë së tij.

Më herët, KQZ tha se ishin gjashtë kompani që treguan interes për këtë projekt pilot, por u kualifikua ‘Smartmatic’.

“Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike  vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V”, njoftoi KQZ sot.

KQZ thotë se nëse negociatat me kompaninë rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re