FB_IMG_1506421159945

FB_IMG_1506421157281

Fiks Fare lëshoi këtë të hënë për të disatën herë alarmin për rrezikun e infeksioneve që mund të marrin pacientët në sallat e operacionit në disa spitale rajonale të vendit, mes tyre edhe Berati.

Kushtet higjieno-sanitare të sallave të operacioneve, jo vetëm që nuk i përmbushin standardet e duhura, por ambientet e tyre janë burim tepër real për marrjen e infeksioneve të tjera nga pacientët e sapo operuar.

Gazetaret e Fiks Fare së bashku me specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë kryer një vëzhgim në disa spitale rajonale të vendit, ku specialistët kanë kryer analiza. Në disa salla operacioni është gjetur një ngarkese e madhe mikrobike, sidomos  bakterie të E. Colit.

Në disa salla operacionesh mungonin sapunet, dezinfektantet dhe veglat kirurgjikale ishin tepër të vjetëruara. Madje në sallën e operimit në spitalin e Elbasanit specialistet gjetën shiringa të mbushura me injeksione të cilat qëndronin në dollapin medikamentoz.

Specialistët e ISHP-së shkuan në pesë spitale Rajonale, atë të Gjirokastrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit, ku gjetën viruse dhe mangësi të theksuara në kushtet e higjienës.

Në Berat dhe Gjirokastër është konstatuar prania e mikrobit patogen te E.Colit.dhe Pseudomonas auregynosa.

Në sallat e operacionit në QSUT, “Nënë Tereza”, në Spitalin Francez,  në Berat dhe Gjirokastër mungonte sistemi i aspirimit dhe filtrimit të ajrit.

Në spitalin e Korçës ishin pezulluar operacionet për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kondicionimit.

Pas përfundimit të këtyre analizave Fiks Fare intervistoi Prof Dr Zahide Sulejmani, shefe e grupit të infeksionistëve pranë ISHP-së. Sipas saj, bakteret e gjetura në sallat e operimit, por edhe mungesa e bazës materiale dhe aparaturave çojnë në infektimin e pacientëve pas operacionit. Këto infeksione trajtohen nga mjekët me antibiotikë dhe jo vetëm kanë kosto shëndetësore për pacientin pasi i rrit ditët e qëndrimit në spital nga 2 në 6 apo 7, por kanë edhe një kosto për spitalin, që duhet të trajtojë dhe hospitalizojë më gjatë këta të sëmurë.

Përgjigjet e analizave në 5 spitalet rajonale:

BERAT (Spital Rajonal)

Në bllokun operator  të  rrethit Beratit, në dy sallat operatore :

1.    U evidentua izolim të mikrobeve gram –negative, E. Coli dhe Pseudomonas Auregynosa.
2.    U evidentua kontaminim i perdes brenda ne bllokun operator ( E.Coli ).
3.    U evidentua ngarkese mikrobiale e mushamasë se karrocës në korridorin e sallës operatore (E.Coli).

4.    U evidentua një llampë operatore, e cila ishte e vënë në dritare të sallës, gjë të cilën duhet ta venë në mur për sterilizim të sallës operatore.
5.    Ne bllokun e sallave operatore nuk ka sistem aspirimi.
6.    Nuk kane sistem filtrimi të ajrit.
7.    Qarku i  shishes se aspiratorit  – E.Coli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re