Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Panorama TV komentoi shkurt video skandalin seksual në zyrën e Safet Gjicit, ish-kryebashkiak i Kukësit.

Sipas Shehit, është kryeministri Edi Rama ai që ka ndërtuar një administratë të keqe, duke theksuar se përgjegjësia nuk është personale, siç thotë kryeministri, por është politike.

Në këtë histori – u shpreh Dashamir Shehi- Gjici mund të dalë më i ndershmi sesa të tjerët

“ Unë gjykoj që kryeministri ka përgjegjësi të madhe nuk duhet të merret as me skandalin dhe as me videon.

Kryeministri ka ndërtuar një administratë të keqe dhe ka gjetur një formulë që nuk është e ligjshme që thotë përgjegjësia është morale. Përgjegjësia është politike.

Kjo qeveri ka ministra në burg, kanë dalë nja 10 kryebashkiake që vinin nga bota e piste. Administrata publike është rrënuar është bërë puro partiake dhe politike. Ka humbur detyrimin para ligjit. Ata që janë dënuar.  Në këtë histori ai Gjici mund të dalë më i ndershmi sesa të tjerët. Po të merremi kështu me skandale të përditshme unë them se dalin shumë të tilla”, tha Dashamir Shehi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re