Skip to content

Skandali. si u infektuan 2 persona gjatë një varrimi në Kamzë

Mes 15 personave që janë identifikuar si të infektuar në 24 orët e fundit, 2 janë konktakte familjare gjatë një ceremonie varrimi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet janë regjistruar në Kamzë. Ministria kujton edhe njëherë se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta nuk janë të lejuara.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamzë janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi’, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.