Dita e sotme ka nisur me tensione në lagjen ‘5 maj’ në Tiranë, ku policia ka blinduar zonën dhe ka nxjerrë jashtë banesave shumë qytetarë, përfshirë edhe fëmijë.

Përveç kësaj është vendosur kordoni policor dhe disa qytetarë të tjerë nuk po lejohet të hyjnë në zonën e rrethuar ku kanë dhe punën, brenda bizneseve në këtë lagje.

“Nuk na lejojnë, këta policë nuk kanë logjikë”-shprehen qytetarët.

Që në orët e para të mëngjesit policia ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe u është ndërprerë energjia elektrike 3 banesave të cilat janë planifikuar të prishen ditën e sotme në orën 10:00.

Banorët:
-Nuk më le të hyj, nuk kanë tru fare.

-Ku ka shtet këtu?!

-Po të ishte polici e shtetit, nuk do vinte me vu dorë këtu, nuk na lejojnë as në këmbë të kalojë. 30 vite bordello jo shtet.

-Policë pa logjikë!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re