Pas skandalit që u zbulua në spitalin Onkologjik, ku mjekë dhe staf i këtij spitali në bashkëpunim, u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi, ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.

Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e trajton jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.’- u shpreh Koçiu.

Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e cilësoi si të neveritshme dhe kërkoi ndëshkimin e kujtdo që njollos bluzat e bardha. Manja nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin penal, por ndryshime ligjore në aspektin administrativ.

“Ngjarje e neveritshme. Qëndrimi është i qartë neveri dhe ndëshkim për këdo që njollos shëndetësinë shqiptare. Disa banditë që veshin bluzën e bardhë nuk mund të njollosin bluzat e bardha. Në janar 2023 ka pasur një hetim të filluar për spitalin Onkologjik. Në janar 2023 është ndërmarrë hetim administrativ. Është ndëshkuar punonjëse e spitalit Onkologjik. Në Janar korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ në QSUNT me fokus të veçantë spitalin Onkologjik nga drejtoria anti-korrupsion dhe ky hetim administrativ vazhdon”, tha Manja.

Nuk po flasim për ndryshime ligjore në aspektin penal. Ministrja si përgjegjëse e sektorit do bëjë rishikim dhe rivlerësim të kuadrit ligjor që disiplinon sektorin përkatës dhe propozimet për ndryshime, përfshirë dhe Urdhrin e Mjekut do vijnë nga sektori i shëndetësisë e qeveria do i mbështesë. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore në aspektin administrativ dhe sektorit përkatës, jo ndryshime. Mund të ndodhë në aspektin penal të lirohet nga akuzat por kjo nuk duhet ta lejojë të ushtrojë profesionin në sektorin e shëndetësisë nëse realisht është provuar shkelja administrative por jo penale. Bëhet fjalë për një sektor ku luhet me jetët e njerëzve. Ndryshime do vijnë shumë shpejt.’- tha Manja.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re