Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në takimin e sotwm bashkë më kryeministrin Edi Rama me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas skandalit në spitalin Onkologjik, është shprehur se me çuarja e atyre mjekëve para drejtësisë shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutllëku ekstrem.

“Ne, ministria e Shëndetësisë duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos pasur më hapësira per praktika abuzive”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi në onkologjik ka mjekë qe punojnë çdo ditë dhe nuk e meritojnë njollën e zezë që u vunë ish-kolegët e trye.

Koçiu: Në emër të të gjithë qytetarëve shpreh urimin tim që ata individë të gjykohen me zero tolerancë dhe të marrin dënimin e merituar me zero tolerancë. U shpreh keqardhje të gjithë bluzave të bardha të përkushtuar dhe të devotshëm. Kam folur me shumë prej jush këtu dhe e kam ndjerë jo thjeshtë mërzinë por plagosjen e rëndë morale për këtë neveri të madhe.

E them me plote gojën se shumë prej jush nuk janë si ata, sistemi ynë nuk është si ata. Në onkologjik ka mjekë qe punojnë çdo ditë dhe nuk e meritojnë njollën e zezë që u vunë ish-koleget ë tyre të paskrupullt. E them me plotë gojën që çuarja para drejtësisë së tyre , shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutllëku ekstrem nga onkologjiku. Ne ministria e Shëndetësisë duhet të marrim masa konkrete dhe të reagojmë menjëherë për të mos pasur më hapësira per praktika abuzive.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re