Ish-drejtori i Auditit në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, Muharrem Doku ka denoncuar emërimet në kundërshtim me ligjin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila drejtohet nga Ceno Klosi.

Ne foto, Muharrem Doku, ish drejtori i Audit te Tatimeve, Ne rreth, Ram Papaj, drejtori i Komanduar i Tatimeve.

I ftuar në Neës24, Muharrem Doku tregon se si është shkarkuar nga detyra në mënyrë të jashtëligjshme nga drejtori i Komanduar i Tiranës, Ram Papaj. Ndërkohë që zanafilla e konfliktit sipas tij ishte pasi këshilltari i Ceno Klosit ka shkuar në ambientin e punës dhe u ka bërë foto, pa i vënë në dijeni se kush ishte ai.

Doku ka rrëfyer presionet që ka patur në ambientet e punës në Drejtorinë e Tatimeve, duke theksuar se ky terror ka filluar kur në këtë detyrë është emëruar Ceno Klosi. Muharrem Doku thekson se marrë guximin të denoncojë pasi emisioni Vettign ka publikuar fakte për abuzimet e Ceno Klosit me detyrën në krye të Tatimeve.

“Këshilltari i drejtorit vjen dhe kontrollon administratën. Ai vjen dhe më bën foto mua. Këshilltari i drejtorit të Përgjithshëm, Elton Libohova, me ka bërë foto. Unë i them kush ti je ti zotëri që më bën fotot?” shprehet Doku, cili shtoi: “Unë isha në ambientet e punës, nuk marr përgjigje dhe ndërkohë që fillon dhe bën presione”.

Ram Papaj, drejtori i Komanduar i Tatimeve, Tirane

Muharrem Doku, ish-drejtori i Auditit të Tiranës thekson më tej se është shkarkuar me vlerësime negative nga Ram Papaj, drejtori i komanduar i Tiranës. “Me dërguan në komisionin e disiplinës, por nuk arritën të vërtetojnë me prova që unë kisha bërë shkelje. Duke qenë se këta nuk kishin prova, arrijnë dhe më largojnë nga puna me dy vlerësime negative  performance nga drejtori i komanduar i Tiranës, Ram Papaj, i cili bën dy performanca negative”.

Pjese nga Intevista

Ju ishit në ambientin e punës tuaj?

Muharrem Doku: Po unë isha në ambientet e punës, nuk marr përgjigje dhe ndërkohë që fillon dhe bën presione.

Me dërguan në komisionin e disiplinës, por nuk arritën të vërtetojnë me prova që unë kisha bërë shkelje. Duke qenë se këta nuk kishin prova, arrijnë dhe më largojnë nga puna me dy vlerësime negative  performance nga drejtori i komanduar i Tiranës, Ram Papaj, i cili bën dy performanca negative.

Të cilat ligjërisht janë të pamundura?

Muharrem Doku: Dy performancat negative mua më jepen brenda një muaji, ndërkohë që ligji thotë që çdo vlerësim bëhet çdo gjashtë muaj.

Emërimet në detyrë janë denoncuar në Vetting për ngritjen në detyrë ë kundërshtim me ligjin? Rasti i Ram Papajt është ngritur në detyrë si drejtor i komanduar, a ka kompetenca ai t’ju shkarkojë?

Muharrem Doku: Duke qenë person i komanduar ligji për procedurat tatimore dhe ligji për nëpunësin civil nuk parashikon komandimin e punonjësve apo drejtuesve në detyrë. Kjo është një shkelje që unë gjithmonë e kam kundërshtuar, e kam bërë publike tek të gjithë punonjësve, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re