Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar për skandalin e radhës në një spital Covid në vendin tonë, ku një pacient u fut në intubim dhe persona ende të paidentifikuar, të cilët punojnë brenda spitalit i kanë vjedhur paratë në portofol dhe kartat bankare që kishte me vete.(LEXO)

Në një shkrim në Facebook, i ka bërë thirrje prokurosisë që të bëjë hetim urgjent në lidhje me këtë ngjarje të paprecedentë ku një tjetër “Tire”, akoma më ‘monstër’ vjedh edhe të vdekurit. Sipas tij kjo shëndetësi kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires, ku kjo qeveri frymezon vetëm njerëz të tillë, të cilët vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Postimi i plotë në Facebook:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme. Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona. Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re