Gjate nates, ne sektorin e tifozave te Partizanit ishin hapur tri gropa te cilat ishin mbushur me fishekzjarre dhe kapsolla.

Te trija gropat ishin te lidhura me nje fitil te gjate qe perfundonte ne tribunen perballe ku gjendeshin grupimi ultras bardheblu “Capital Crew”.

Plani ishte qe gjate ndeshjes te ndizej fitili dhe te shperthenin fishekzjarrer dhe kapsollat ne sektorin e “Ultras Guerrils”, cka do te sillte te plagosur.

Fatmirësisht pak minuta para ndeshjes njeri nga policat duke ecur eshte penguar nga fitili dhe ka zbuluar te gjithe planin.

Fitili kishte lidhje elektrike, cka do te thote se pas shtypjes se butonit, vinte direkt shperthimi.

Policia ka shpallur ne kerkim tre ultras te grupit “Capital Crew”.

Edhe koreografia e tyre me dy partizanë te varur, ishte një skandal më vete.

“Capital Crew” eshte grupim i krijuar i kete sezon dhe ka arritur nje numer te larte anëtaresh.

Ata jane kryesisht ish- anetare te grupimit te shuar “West Boys 86”, por edhe ish- anetare te pakenaqur me vendimet e “Tirona Fanatics”./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re