Kreu i spitalit Shefqet Ndroqit, Perlat Kapisyzi ka debatuar me eksperten e PD-së për Shëndetësinë, Liljana Ramasaci.

Duke folur për rastin e skandalit ‘Tire Alldërvishi’, kreu i spitalit Covid 2 ngriti pyetjen si ka mundësi që në mesazhet e vajzës së viktimës me doktoreshën nuk ka asnjë ankesë për mos-dhënie ushqim nënës së saj?

“Si ka mundësi që bnë mesazhet midis vajzës dhe doktoreshës nuk ka asnjë mesazh ku e bija e viktimës t’i thotë doktoreshës që ma keni lënë pa ngrënë mamanë. Nuk ka asnjë mesazh. Në postimet e saj në Facebook, e bija ka mesazhe falenderimi për mjekët.

Ramsaci ka kundërshtuar menjëherë dhe ka theksuar se ai rast të Shefqet Ndroqi ka ardhur si pasojë e sistemit aktual që e ka lejuar Tire Alldervishin të zhvasë para nga vajza e pacientes.

“Është një sitem që e ka lejuar atë infermiere të bëjë ashtu. Është një përgjigje që Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria shqiptare ka bërë ndaj kësaj pandemie”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re