Vendimi me të cilin ndalohet therja e
kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht, u miratua vitin e kaluar, ndërsa nga
sot fillon të zbatohet për kafshët e vogla, shkruan .
Në rajonin flaman
të Belgjikës, sot ka hyrë në fuqi ndalimi i therjes hallall të kafshëve që
bëhet sipas rregullave islamike.
Vendimi me të cilin ndalohet therja e kafshëve pa i futur në gjumë
paraprakisht, u miratua vitin e kaluar, ndërsa nga sot fillon të zbatohet për
kafshët e vogla.
Nga shkaku i infrastrukturës së pamjaftueshme teknike, vendimi në fjalë
nuk do të mund të zbatohet edhe për kafshët e mëdha.
Kur plotësohen kushtet e nevojshme, ndalesa do të vlejë edhe për therjen
e kafshëve të mëdha.
– Ndalimi i therjes së kafshëve sipas rregullave
islamike në Belgjikë
Vitin e kaluar ndodhi një intensifikim i divergjencave për sa u përket
mendimeve lidhur me therjen e kafshëve sipas rregullit hallall.
Komisioni për Mjedisin i cili vepron në kuadër të Parlamentit të
Valonisë, ku jeton një popullsi me shumicë frankofone, miratoi draft-ndalesën
për këtë lloj të therjes së kafshëve.
Pas kësaj, një vendim të ngjashëm miratoi edhe Parlamenti i rajonit
Flemish.
Në Valoni ndalesa duhet të fillojë nga 1 shtatori i këtij viti.
Vendimi shkaktoi një pakënaqësi të madhe në komunitetin musliman dhe atë
hebraik në vend, sepse therja e kafshëve sipas këtyre dy besimeve bëhet sipas
rregullave të veçanta, në mënyrë që të jetë hallall apo kosher.
