Të paktën 2 herë në javë kemi prezencë të shumtë të mbetejve që derdhen jashtë koshave në qytetin e Durrësit. Jemi në ditën e disatë që në qytetin e Durrësit, nuk mblidhen as nuk pastrohen mbeturinat dhe kjo ka shkaktuar shumë probleme.

Në Fax News, kanë ardhur denoncime nga banorë të zonës së Spitallës të cilët thonë se gjendja është shumë e padurueshme jo vetëm për shkak të numrit të madh të mbeturinave, por edhe ëpr shkak të armoës së keqe.

Pikërisht në zonën e portit të Durrësit, shihen që kazanët e plehrave janë të tejmbushur. Nëse shohim me kujdes, bashkia mund të ketë pastruar në ndonjë zonë të qytetint, por kanë lënë në mëshirë të fatit zonat periferike.

Deri më tani bashkia e Durrësit nuk ka ende një plan për të gjetur zgjidhjen e problemit. Vetëm mbledhin mbeturinat në qendër të qytetit, provincat i lënë në mëshirë të fatit dhe më pas të gjitha plehrat e grumbulluara çohen në Spitallë tek ish-parku i autobuzëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re