Prej 5 ditësh qyteti i Durrësit është pushtuar nga plehrat, ndërsa kazanët në të gjitha rrugët e qytetit nuk janë pastruar. Gjendja duket në prag emergjence, ndërsa qytetarët nuk kalojnë dot në rrugë si pasojë e erës së keqe që ndihet si pasojë e tejmbushjes së koshave të plehrave.
Në Fax News, kanë ardhur dhjetra denoncime nga banorë të zonës së Spitallës të cilët thonë se gjendja është shumë e padurueshme, jo vetëm për shkak të numrit të madh të mbeturinave, por edhe për shkak të aromës së keqe.
Pikërisht në zonën e portit të Durrësit, qytet bregdetar, i cili do të duhej të ishte në kulmin e sezonit turistik, shihen që kazanët e plehrave janë të tejmbushur. Nëse shohim me kujdes, bashkia mund të ketë pastruar në ndonjë zonë të qytetit, por kanë lënë në mëshirë të fatit zonat periferike.
Deri më tani bashkia e Durrësit nuk ka ende një plan për të gjetur zgjidhjen e problemit. Vetëm mbledhin mbeturinat në qendër të qytetit, provincat i lënë në mëshirë të fatit dhe më pas të gjitha plehrat e grumbulluara çohen në Spitallë tek ish-parku i autobuzëve, por pa i dhënë zgjidhje përfundimtare.
…
/faxweb
