Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Etiola Kola ka fyer dhe ka tentuar të intimidojë gazetaren e FaxNews Fiona Çela.

Gazetarja Çela ka qenë duke raportuar nga stadium “Air Albania” procesin e vaksinimit të personaliteteve në vend. Një raportim korrekt dhe i paanshëm që me sa duket nuk i ka pëlqyer zëdhënëses së Ministrisë së Shëndetësisë. Në momentin që gazetarja i ka kërkuar një listë të personaliteteve publikë që pritet të vaksinoheshin ditën e sotme, zëdhënësja e ministrisë i është kthyer me një mesazh kërcënues duke i shkruar: S’ka problem se këtu do jemi si t’i dhe unë!

Në momentin që FaxNews i ka kërkuar zëdhënëses të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe prej ‘horri’, ajo nuk ka pranuar.

Ndaj dhe televizioni FaxNews detyrohet ta bëjë publik ngjarjen dhe sjelljen e funksionarëve shtetërorë të cilët paguan me taksat e gjithësecilit që jeton në këtë republikë.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re