Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit.

Pacientët e shtruar të infektuar nga Covid-19 transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.

Sipas ‘News 24’, skaneri është jashtë funksionit prej tre ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit.

Urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re