EMISIONI VETTING
Aferat e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku
Në gusht 2021, Ministrja e Energjetikes, Belinda Balluku do të afronte si këshilltar ligjor në stafin e ministrisë së Infrastrukturës avokatin e ri Ermal Nufi.
Aktualisht, me vendim të Këshillit të Ministrave, Nufi është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.
Prej gushtit të vitit 2022, Ermal Nufi mban pozicionin e drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Balluku.
Por pse e ka mbështetur Belinda Balluku avokatin e ri për të ngjitur me shpejtësi hapat drejt kupolës së pushtetit?
Në fakt, Ermal Nufi është një bazat që mbajnë në këmbë pushtetin e Ballukut dhe në të njëjtën kohë janë nën dyshimin e fortë për konflikte interesi me detyrën.
Konkretisht zv.ministri Ami Kozeli dhe vëllai i Drejtorit të kabinetit të zv.kryeministres Edmir Nufi janë anëtarë së bashku të Bordit Këshillimor te Koorporata e Investimeve Shqiptare, e cila përforcon dyshimet për nepotizëm dhe konflikte interesi brenda zyrës së Ballukut.
Sipas avokatit Arben Llangozi: “Të mos harrojmë që në ARRSH ka me qindra e qindra tendera, prokurime publike të cilat përfitohen nga vet personat që i drejtojnë prokurimet publike.”.
Nga informacionet e siguruara nga “Vetting”, vëllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi rezulton ortak me biznesmenë që marrin fonde publike, konkretisht me Hamz Islamaj te kompania e transportit të kontejnerëve “MARITIME LOGISTICS”, e cila ngre dyshime të pastra për konflikte interesi për shkak të tenderave të përfituara nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut dhe Ermal Nufit.
Në 20 janar 2021, te Terminali i Kontejnerëve në Durrës, Edmir Nufi, Hamz Islamaj dhe Olsi Korça do të themelonin kompaninë “MARITIME LOGISTICS”, e cila kishte si objekt veprimtarie ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe veprimtari të tjera, por që shumë shpejt do të fillonte likuidimin.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko sqaron: “Çfarë është procesi i likuidimit?
Këto janë kompani njëpërdorimshme, pra këto quhen kompani njëpërdorimshme, çfarë bën?”.
Jetëgjatësia e kësaj kompanie ishte shumë e shkurtër pasi në 31 gusht 2022, të tre ortakët miratuan raportin e likuidimit të kompanisë, duke sjellë dhe çregjistrimin nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Hapja dhe mbyllja e kompanisë brenda një kohe të shkurtër ngre dyshime për qëllimet e aktivitetit të kësaj kompanie dhe ortakëve të saj.
“Krijon një kompani në atë moment, shkon, aplikon fiton tenderin sepse nuk është kompania që po e fiton tenderin, po e fiton ti që ke miqësi me ministrin, më kupton? Pra, ti që je i afërm me ministrin do fitosh tenderin. Kompania merr tenderin, ekzekuton tenderin, merr gjithë paratë, transfertat nga thesari i shtetit, pra kryen të gjitha likuidimet dhe në moment që mbaroi tenderi, mbaroi edhe funksioni i kompanisë.”- shprehet Pano Soko.
Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se Hamz Islamaj është pronari i kompanisë ”BE-IS” shpk, e cila ka marrë tendera pafund nga Rindërtimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga të dhënat e siguruara nga Open Data Albania, kjo kompani në 5 vitet e fundit ka përfituar 40 milionë euro pagesa nga thesari i shtetit, duke përjashtuar tenderat që ka marrë në bashkëpunim me kompanitë e tjera.
LEXO EDHE:
Vetting zbardh skemat: Si paratë publike përfundojnë në duart e familjarëve të zyrtarëve të Belinda Ballukut! Ekspertët numërojnë shkeljet e ministres
“Rindertimi”, Vetting: Zv.ministri i Ballukut favorizoi kompaninë e babait të tij! Avokati: SPAK duhet të nisë hetimet, përfituan dhe nga rimbursimi i TVSH
Vetting: Konsorciumi i ‘ABKONS shpk’ mori 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit, si u skualifkuan konkurrentet! Burrat e drejtoreshave të Ballukut në krye të firmave Besnik Leskajt
“Skema 5D e Ballukut?”/ Vetting: Vëllai i drejtorit të Kabinetit të Ministres ortak me biznesmenin që fitoi 40 milionë euro nga ‘Rindërtimi’, ARRSH dhe FSHZH
Konflikti i interesit, Vetting zbulon skemat: Ermal Nufi, drejtori i Ballukut, u emërua në krye të ARRSH, i dha tendera firmës së vëllait të tij! Si e vazhdoi ‘lojën’…
Vetting: Belinda Balluku i dha hidrocentralin firmës së vëllait të Drejtorit të saj! Skema e dyshimtë, si u shit koncensioni 35 vjeçar për 500 euro! Ekspertët: Një çantë me para çohet te shtëpia…