Kryeministri Edi Rama ishte sot në takimin e radhës me pensionistët në qytetin e Korçës, ku diskutoi për planin e qeverisë për rritjen e pensioneve. Gjatë diskutimit, Rama tregoi fillimisht se sa skandaloze sipas tij ishte skema e pensioneve kur PS mori pushtetin në vitin 2013.

Është një fakt që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që në trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotme pa menduar të nesërmen e pensioneve. Kur ne morëm detyrën situata e pensioneve një situatë pa asnjë shpresë, sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lek dhe pavarësisht kontributeve nuk mund të merrnin dot më shumë se 24 mijë lek. Nuk kishte më shumë se 24 mijë lek në 2013.

Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione fare. Sepse nuk kishin kontribuar në skemë, përgjithësisht gra shtëpiake apo burra. S’kishte asnjë lek. Ne bëmë reformën e cila ka bërë Tavani i atëhershëm për 24 mijë lek të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh deri në 400 mijë lek. Për shkak të kontributeve. Kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve që dolën në pension para 2014 dhe pas 2014, ata që kanë dalë pas 2014 kanë pension më të lartë sipas reformës. Me faktet nuk luftojmë dot.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re