Qeveria shqiptare do t’i kompensojë me një skemë të re financiare dhe do të marrë në rivlerësim dosjet e patrajtuara të ish-pronarëve. Eksperti ligjor, Edmond Lala sqaroi për Panorama TV se efekti financiar me këtë skemë është 18 miliardë lekë, ndërsa fatura totale është 118 miliardë lekë të reja.

“Kanë qenë 4000 subjekte që u prekej ndryshimi i zërit kadastral. Pra këto 4 mijë subjekte do përfitojnë më tepër nga vlera e cila ishte më parë”, tha Lala.

Pjese nga intervista

Pyetje: Efekti financiar me këtë skemë sa është?

Edmond Lala: Efekti financiar me këtë skemë është plus minus 18 miliardë leke, pra me metodologjinë e re qeveria shqiptare duhet të shtojë 18 miliardë lekë  për këtë skemë të re. Këto vijnë sipas aneksit të ligjit 133 ku ka të përcaktuar një vlerë prej 50 miliardë që do të kompensohet në harkun e 10 viteve.

Nga paketa që ka prej 50 mld edhe ky ndershim ligjor bën pjesë në këtë paketë dhe e pranon, nuk ka nevojë, sepse për të dalë një ligj i tillë duhet të ketë edhe konfirmim të ministrisë së financave dhe aktorëve të tjerë.

Pyetje: Fatura totale e ligjit sa është?

Edmond Lala: Fatura totale e ligjit shkon plus minus 118 miliardë lekë të reja, por duke llogaritur që ka forma të ndryshme të kompesimit, të gjitha këto forma nuk e kalojnë vlerën prej 50 miliardësh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re