Mbi 700 fermerë nga qarku i Beratit kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2021.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se, “fermerët kanë aplikuar për të përfituar financim për sektorët blegtori, bletari e prodhim në ferma organike bujqësore.

Qarku i Beratit renditet ndër 5 qarqet kryesore me numrin më të lartë të fermerëve aplikantë, duke lënë pas qarqet si Durrësi, Tirana e Elbasani.

Blegtoria, certifikimi i prodhimeve me Global GAP dhe bletaria, janë tre sektorët kryesorë për të cilët fermerët e Beratit kanë treguar interesin më lartë të përfitojnë nga Skemat e Mbështetjes.

Ndërkohë që numri i fermerëve aplikantë këtë vit, krahasuar me një vit më parë është në rritje të konsiderueshme dhe AZHBR njofton se edhe numri i përfituesve parashikohet të jetë i lartë. Fermerët e shpallur fitues deri në vizën e kuqe të listës së publikuar nga AZHBR kanë filluar të marrin financimet përkatëse, ndërsa AZHBR po operon me shpejtësi për disbursimin e plotë të fondeve në mbështetje të fermerëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re