Në 24 orët e fundit, 740 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema mbështetëse për prodhimin e grurit.

 

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca në një postim në rrjetin social shkruan se Fieri, Korça, Shkodra dhe Vlora janë 4 qytetet që kanë numrin më të lartë të aplikuesve.

 

“Të dashur fermerë:

 

Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%.  Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani.

 

Ndërsa vijojmë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, ju falenderojmë për durimin ndërsa alokojmë fondet dhe që jeni të vëmendshëm ndaj politikave tona. Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë  35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë.

 

Për çdo kërkesë për informacion, mos hezitoni të telefononi në numrin pa pagesë 08008383 ose na shkruani në [email protected]ësia.gov.al.

 

Jeni më të mirët!”, shkruan Krifca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re