Atentati i tipit mafioz që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj bashkë me dy miqtë e tij që udhëtonin me një automjet ishte i mirëorganizuar dhe autorët dyshohet se janë me pagesë. Prita ishte ngritur te mbikalimi i Shkozetit 3 km larg vendit nga ku Ndoj po drekonte në një restorant në zonën e Plazhit. ABC News zbardh të plotë itenerarin e ndjekur nga autorët, të cilët kryen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj bashkë me dy miqtë e tij te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Ndoj pasi kishte mbyllur orarin zyrtar në organin e akuzës në Durrës kishte shkuar të drekonte në një nga restorantet e zonës së plazhit. Ai përshkoi rrugën për t’u largua nëpërmjet unazës për të hyrë në autostradë në drejtim të Tiranës, duke mos e ditur se 3 km më tej, atentatorët i kishin ngritur pritë. Ndjekje si nëpër filma… pasi autorët dyshohet se kanë përdorur dy atomjete dhe njëri ka ndaluar shpejtësinë ku udhëtonte prokurori i Durrësit.

Por autorët nuk u mjaftuar më kaq. Dyshohet se u qëllua nga dy armë zjarri në mjetin e tip Mercedez Benz dhe plumbuat ishin drejtuar në ndenjësen e parë, ku ishte ulur Ndoj. Drejtues i mjetit ishte Andi Maloku dhe pasagjer në ulësen e pasme ishte Aleksandër Laho, ose i njohur ndyrshme si Pëllumb Muharremi me nofkën “Rrumi”.

Dëshmitarët okuluar kanë treguar në polici se pak çaste pasi u krye atentati, afër vendit të ngjarjes ndaloi një automjet tip “Skoda”, për t’u siguruar se objektivi që dyshohet të ishte prokurori Ndoja ishte eleminuar. Grupi hetimor ka lënë prova të shumta materiale sic është edhe targa e automjetit që është pronësi të vëllait të Aleksandër Lahos.

E gjithë gjatësia e rrugës së autostradës Durrës Tiranë por edhe e unazës nga ka ardhur automjeti i Ndojit është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Për të përshpejtuar përftimin e pamjeve është ngrit një grup i përbashkët ndërmjet policisë së Tiranës dhe Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë se, autorët janë mbështetur edhe nga persona të tjerë për t’u larguar dhe të humbur gjurmët. Për ngjarjen e rëndë policia e qytetit bregdetar ka ngrituar pika të shumta kotrolli, ndërsa në rrugët e qytetit të Durrësit, janë nxjerrë edhe autoblindat.

Shumë persona janë shoqëruar por pas marrjes në pyetje u lanë të lire. Grupi hetimor nga nuk asnjë të ndaluar për atentatitn kriminal.

Dyshohet se automjeti i sekuestruar bashkë me dy armë automatike dhe maskat në Ishëm të jetë lënë nga autorët për të shpërqëndruar forcat e policisë, pasi nga mbikalimi i Shkozetit deri në Shkfandë, përshkruhet për të paktën 1 orë e 30 minuta. Gjithashtu u sekuestruan edhe bidona me benzinë por mjeti u gjet i padjegur. Të gjitha provat materiale u dërguarn në laboratorin e policisë shkencore.

Atentati i Arjan Ndojit po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me procedimin penal të regjistruar për : “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e mbetur në tentativë” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Në të njëjtin vend pranë mbikalimit të Shkozetit në qershor 2019 u bë një antentat i tipit mafioz ndaj tre persona por fatmirësisht pa viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re