Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë urdhër ndalimi për administratorin e kompanisë Driconos, Vladimir Topi dhe inxhinerin, të cilët i kanë dhënë rryfshet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro në lidhje me një tender.

Sipas një njoftimi të SPAK-ut, Duro ka marrë rryshfet nga administratori i kompanisë, Topi me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Ndërkaq, sipas provave të grumbulluara, inxhineri pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e administratorit,ija ka dërguar më pas Laura Shetos, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re