Skip to content

Skemë abuzimi me gjobat, “furtunë” në policinë e Korçës: Pezullohet shefi i qarkullimit dhe 7 policë

Janë pezulluar nga detyra i gjithë komisioni i gjobave të sektorit të qarkullimit në Korçë.

Burimet bëjnë me dije se janë pezulluar 7 policë nga detyra.

Gjithashtu mësohet se të gjithë po procedohen penalisht për shpërdorim detyre.

Është pezulluar nga detyra edhe Shefi i Qarkullimit.

Sipas informacioneve të para dyshohet se bashkëpunonin të gjithë në një skemë abuzimi me gjobat.