POGRADEC– Tre persona janë arrestuar nga policia mesditën e sotme.

Një operacion nga strukturat e krimit ekonomik dhe operacionales së drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentash.

Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro.

Ka qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për veprime të mëtejshme në drejtorinë e policisë Tiranë.

Priten më tepër informacione nga kjo drejtori mbi rastin në fjalë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re