Skip to content

Skemë mashtrimi me TVSH dhe fshehje të ardhurash, lëshohen 7 urdhër arreste

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga policia e Tiranës lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH.

Mes personave që është lëshuar urdhër arrest është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia.Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.