Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi ka deklaruar se deputetët e opozitës që bllokuan Kuvendin do marrin dënimin e merituar dhe për identifikimin e tyre do shihen kamerat.

Pas anulimit të seancës nga mazhoranca, Çuçi tha jashtë ambienteve të Kuvendit se nuk kanë gjë kundër opozitës, por me personat që zaptuar Kuvendin.

“Nuk kemi gjë kundër opozitës por për njerëzit që kanë zaptuar Kuvendit. Duhen para kamerat.

Kush bën këtë akt duhet të marrë dënimin, edhe kolegët e mi në atë kohë kanë marrë dënimin“, tha Bledi Çuçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re