Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri nuk ka mungesë të të rinjve, por të kualifikimit të njerëzve. 

“Ne nuk kemi mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi të njerëzve, Nuk kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe mund të kenë rrugë të sigurtë në këtë industri, por mungesë të rinjsh që të këtë aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, u shpreh ai në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Kreu i qeverisë thejksoi se ka nevojë për një strukturë të re mes sektorit privat dhe publik, për bashkërendimin e forcave dhe investimit të përbashkët.

“Sektori privat duhet të marrë disa përgjegjësi më shumë duke filluar nga kontributi financiar për sistemin e arsimit profesional dhe përfshirje serioze në këtë ndërveprim, pa të cilin nuk ia dalim dot si vend”, tha Rama.

Edi Rama: “Ne nuk kemi mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi të njerëzve, Nuk kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe mund të kenë rrugë të sigurtë në këtë industri, por mungesë të rinjsh që të këtë aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë. Nis nevoja për një strukturë të re mes industrisë, mora turizmin si shembull, dhe aktorëve në sektorin publik që nga qeveria, bashkitë, shkollat profesionale. Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim mbi nevojë për bashkërendimin e forcave, investimit të përbashkët me kushte të qartë, me përfitim reciprok, për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe sipërmarrjen që të ketë në dispozicion forca pune që i paguan me paga dinjitoze.

Ka një listë renditje të të ardhurave dhe pagave mesatare në vendin tonë, Mali i Zi është në vendin e parë më diferencë të ndjeshme me vendet e tjera që ka ardhur duke u ngushtuar por nuk është barazuar. Nëse pyesni veten si dhe pse? Mali i Zi nuk prodhon municion, raketa e kompjuterë, por është vendi pionier i transformimit të turizmit.

Shqipëria ka mundësi të synojë jo vetëm vendimin e parë më krahasim me vendet e rajonit në fund të kësaj dekade, por edhe rritje të të ardhurave e pagave. Por që t’ia dalim nuk na duhen vetëm projekte më të bukura se të tjerët, jo thjesht të kemi më shumë investime çdo vit, por edhe duke përgatitur rrugën për të kthyer këtë industri në një bazë të ardhurash të denja për punonjës të kualifikuar si duhet. Nëse kjo nuk ndodh atëherë të gjitha të tjera do të shumëzoheshin me diçka afër zeros. Është cilësia e shërbimit që i bën vizitorët të kthehen.

Sektori privat duhet të marrë disa përgjegjësi më shumë duke filluar nga kontributi financiar për sistemin e arsimit profesional dhe përfshirje serioze në këtë ndërveprim, pa të cilin nuk ia dalim dot si vend.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re