Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ambasadës së SHBA se nuk kanë ndryshuar qëndrim nongrata-t.

Berisha theksoi se “e përshënder, por mesazhi duhet lexuar i plotë”.

“Mesazhi duhet lexuar i plotë. Gjysma e mesazhit thotë që nuk ndërhyjnë në punët e brendshme, këtë e përshëndes dhe nëse ka njeri që ka bërë në 30 vite që shqiptarët të zgjedhin me votën e tyre njerëzit është Sali Berisha”, tha Berisha.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Ambasada amerikne reagoi për përplasjet brenda Partisë Demokratike për përplasjet për kreun e Grupit Parlamentar për News24.

Ambasada e SHBA thekson nuk është roli i ambasadës së të zgjedhë se kush se kush udhëheq partitë politike, por në të njëjtën kohë sqarojnë se qëndrimi i tyre karshi ‘non grata’-ve nuk ka ndryshuar.

Më tej në reagimin e Ambasadës së SHBA u behet thirrje aktorëve politik që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet tyre me figura të tilla politike.

“Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri”, shprehet Ambasada Amerikane për News24, duke shtuar “nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri”, thekson Ambasada Amerikane.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re