Moti me sa duket do vijoje te na surprizoje.

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshinë Shqipërinë. Ndonëse
vendi ynë ndodhet në periferi të saj pasi në epiqendër është pellgu i
Mesdheut meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me
tre gradë celcius.

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët mund t’iu shkaktojë
nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e
deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme
të zemrës apo të tensionit. Apeli i tyre është për kujdes të shtuar
gjatë këtyre ditëve.

Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë
termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin
shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re