Gazetari shqiptar në Preshevë Nexhat Behluli tha në një lidhje ‘Skype’ për Fax News se fitorja e Vuçiç ishte e pritshme por që në Beograd ashtu si mbrëmjen e djeshme do të ketë sërish protesta që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Behluli tha se në Luginën e Preshëvës ka pasur një largim masiv të të rinjve dhe situata ka ndryshuar shumë krahasuar me vitet e kaluara.

Ai theksoi se skena politike atje kërkon freski, duke sqaruar se nevojiten figura të reja politike që i mbajnë të rinjtë në vendin e tyre dhe reforma inovative.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale Vuçiç fitoi bindshëm me vota absolute, nuk do ketë balotazh ndersa pr zgjedhjet parlamentare për shumicën është e komplikuar situata . Kësaj here 40% ka marrë mazhoranca dhe duhen partnerë koalicioni. Partia e Vuçiç nuk e ka shumicën.

Mbremë në Beograd ka pasur protesta para Komisionit zgjedhor serb dhe kërkohet rinumërim votash. Mbetet të shihet se kam paralajmëruar sërish protesta në Beograd nga parti që konstetojnë këto rezultate.

Rezultati ishte i pritshëm. Situatën në terren e kemi akoma më të vështirë, 50% të popullatës tani krahasuar me më parë e kemi shqiptarë, 10 mijë shqiptarë kanë emigruar në Gjermani dhe mijëra të tjerë që presin nëpër ambasada që të ikin jashtë.

Ka personalitete politike që kanë pretendime të marrin postet nga dy tre herë dhe nuk ka freski e trend të politikbërjes.
Njerëzit janë të pakënaqur me këta politikanë që nuk dinë të ndezin kompjuterin apo nuk di cfarë është komunikimi virtual dhe ndëshkohet duke bojkotuar zgedhjet. Duhen kandidatë të ri, figura të reja.

Këta njerëz që na udhëheqin që merren me një patriotizëm verbal që nuk e kanë në kompetencë të tyre, nuk kanë kreativitet për mbajtjen e rinisë këtu apo hapjen e vendeve të reja të punës. Skena politike kërkon freski dhe reforma nga njerëz të shkolluar në tokat shqiptare apo në Europë”-u shpreh Behluli.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re