Një ngjarje e denjë për skenar filmash është ajo që ka ndodhur në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar që të grabisin një bankë të nivelit të dytë, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë.

Personat kanë tentuar që të hujnë permes kanalit të ujërave të zeza, por janë pikasur nga poliçia.

Gjatë aksionit e sipër ata kanë hedhur armën në Bulevard, e çila u gjet gjatë ditës së djeshme nga poliçia.

Njoftimi i policisë: 

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re