Në emisionin ‘A Show’ në Syri TV me Adi Krastën kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi një tjetër tentativë që opozita të mos hynte në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo tha se i gjithë investimi tek opozita që ishte në Parlament kishte një synim që ajo të zëvendësonte opozitën reale në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse opozita reale u shpreh Kryemadhi do të hynte në një listë atë moment nuk do të merrej pjesë në zgjedhje dhe ato do të zhvilloheshin me opozitën artificiale të sponsorizuar dhe pompuar ato muaj.
Hapja e politikës nuk bëhet me fjalë, hapja e politikës bëhet me vepra. Vepra kë quaj unë, përfshirja e shumë të rinjve. A mendoni se dikur u subvencionua dhe u sponsorizua nga ambasadat nga mediat, opozita e re para zgjedhjeve të 25 prillit. E mbani mend? Që më shumë shikoje në media sponsorizime të takime të ambasadorëve të individëve të vendosur artificialisht.
Krasta: Po kjo ndihej që ishin të vendosur artificialisht
Kryemadhi: Po, po kush ishte skema? Ajo lista e famshme përbashkët a e dini. Që nëse do të hynim në një listë të përbashkët të jeni të bindur që opozita e vërtetë nuk do të hynte në zgjedhjet e 25 prillit. Dhe ne do të kishim zgjedhjet e 25 prillit me Edi Ramën dhe opozitën artificiale në anën tjetër. Dhe do të kishim të gjithë opozitën sot, me 46 me 47 me 52 me 62 me 74 me si të duam nuk do t’i kishe sot në Parlament.
Kryemadhi foli po ashtu mbi aferën e inceneratorëve. Teksa tha se fillimisht paditë e LSI nuk u morën seriozisht, ajo u shpreh se çështja kalon përtej limiteve të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe duhet të përfshihen dhe ato ndërkombëtare. Për kryetaren e LSI, afera e inceneratorëve është një skemë destabilizuese ekonomike me para që kalojnë në off shore pas asnjë kontroll.
“Çështja e inceneratorëve që ne kemi çuar në SPAK fillimisht e morën si shaka sepse e menduan si çështje politike. Kur panë më pas që letrat ishin prezente dhe kur ne i ndamë me partnerë të tjerë të tjerë. Kupola e PS është ajo e cila përfshihet në këtë aferë kriminale dhe korruptive por edhe me pasoja të cilat ndoshta janë përtej limitit të hetimeve qoftë tonit të investigimit që kemi bërë ne por dhe qoftë të strukturave shqiptare. Pra kërkon dhe një hetim ndërkombëtar, duke pasur parasysh që grupi i inceneratorëve është një grup off shore. Pra do të thotë që nuk dihen ku shkojnë paratë dhe nuk dihet nga vijnë paratë. Qoftë inceneratori i Elbasanit që ka fillesat e veta, është Fieri shumë i rëndë dhe akoma më i rëndë Tirana. Po nga inceneratori është ujësjellës kanalizime, evazioni fiskal janë miliarda para që janë zhdukur nga Shqipëria nuk është se ju kanë vajtur shqiptarëve apo bizneseve të caktuara por që kanë ikur jashtë Shqipërisë. Këtu nuk është thjesht skemë korruptive por skemë e krimit të organizuar. Duke qenë një situatë e tillë destabilizuese ekonomike-financiare normal që origjina e saj është koka politike”, tha Kryemadhi.
…
/faxweb