Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për mediat bëri me dije se në momentin që do të evidentohet mbingarkesë në spitalet Covid, fillimisht do të hapen pesë spitalet e para rajonale.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu sqaroi se në skenar janë përfshirë gjithsej 11 spitale rajonale.

Sakaq ajo shtoi se spitalet rajonale janë të përgatitura dhe se janë realizuar të gjitha procedurat paraprake, në rast se do të jetë nevoja për të trajtuar pacientët me covid.
“Spitalet rajonale janë të përgatitura pasi kanë realizuar të gjitha procedurat paraprake, të mos harrojmë që janë pjesë tërësore e sistemit shëndetësor dhe kanë qenë pjesë e situatës epidemike që në krye të herës.

Çdo mbingarkesë në sistem jo vetëm nga Covid-i përcjell një punë të shtuar ndaj personelit shëndetësor dhe ne po vijojmë me vaksinimin e gripit.

Janë 1600 shtretër në dispozicion të pajisur me linjat e oksigjenit përkatës, me njësitë e vogla të reanimacioneve dhe kemi një plan se si përfshihen spitalet në kuadër të rritjes së numrave gjatë situatës së dimrit. Kemi funksional

Do të hapen 5 spitale rajonale të para në momentin që do ketë mbingarkesë në spitalet Covid. Janë 11 spitale rajonale që janë gati për tu përfshirë pasi kanë të gjitha kapacitet mjekësore dhe njerëzore.

Nga periudha e marsit deri më tani, janë më shumë se 280 mjekë dhe infermierë të punësuar.

Ndërsa 850 infermierë dhe 114 mjekë familje dhe specialistë janë punësuar gjatë kësaj periudhe në të gjithë sistemin”, tha Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re