Kryedemokrati Lulzim Basha duket se është kujdesur për çdo element që mbledhja e sotme e Kryesisë t’i ngjasonte një shfaqjeje të nivelit të lartë.

Ai ka komanduar një “kori kritik” dhe një “kor servilësh” për të justifikuar humbjen dhe rizgjedhjen e tij në krye të PD-së.

Disa shfaqeshin në mbledhjen në rolin e të zhgënjyerve me kreun e demokratëve por që shënjestronin drejtpërdrejt kandidatin e Bashës, Fatbardh Kadilli.

Me role të mirëpërcaktuara, ata nisën diskutimet e tyre me fjalinë e përbashkët “Unë jam kundër Bardhit, por…”.

Në këto role të “korit kritik” ishin vendosur anëtarët Jemin Gjana, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj.

Të konsideruar besnikë të Bashës, ata kanë sjellë argumente nga më qesharakët për humbjen e zgjedhjeve ku skenari dukej i parapërcaktur për të mbajtur qëndrime kritike ndaj zgjedhjeve por jo ndaj Bashës.

Ndërkohë,  “kori i servilëve” udhëhiqej nga deputetja e zgjedhur Grida Duma.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re