Portugalia aktualisht është vendi më i prekur nga epidemia e koronavirusit në botë në raport me madhësinë dhe popullsinë e saj.

Ekipi i AA regjistroi ambulanca duke pritur në radhë për të hyrë në spitalin Santa Maria në Lisbonë. Rritja e numrit të të infektuarve ka çuar në një mbingarkesë të spitaleve që janë nën presion të madh në valën e tretë.

Një ekip mjekësor ushtarak nga Gjermania arriti në Lisbonë të mërkurën për të ndihmuar Portugalinë të përballet me pandeminë e koronavirusit, pasi ky vendi është aktualisht vendi më i prekuri në botë në raport me madhësinë dhe popullsinë e tij.

Tetë mjekë dhe 18 infermierë zbarkuan në aeroportin ushtarak Figo Maduro dhe ministrja portugeze e Shëndetësisë Marta Temido tha dje se ata do të shkonin në një spital të Lisbonës në njësitë e kujdesit intensiv, të cilat nuk janë përdorur deri më tani për shkak të mungesës së personelit mjekësor.

Pothuajse 7,000 njerëz u shtruan në spital për shkak të infeksionit me koronavirus, dhe gati 900 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv. Kapacitetet spitalore janë mesatarisht rreth 94 përqind të plota.

Portugalia dje filloi procesin e vaksinimit kundër koronavirusit për rreth 900,000 njerëz mbi moshën 80 vjeç, si dhe ata mbi moshën 50 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Kryeministri Antonio Costa tha më herët se gjatë fazës së parë në janar, më shumë se 400,000 njerëz u vaksinuan, kryesisht përdorues dhe punonjës të shtëpive të pleqve, punonjës shëndetësorë dhe forcave të sigurisë.

Siç theksoi ai, faza e tretë e planit të vaksinimit, kur të gjithë qytetarët e tjerë duhet të vaksinohen, varet nga sa shpejt prodhuesit do të dorëzojnë vaksinat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re