Skena kaotike u shfaqën në rrugët e kryeqytetit belg, Bruksel, të dielën, ndërsa mijëra protestues iu bashkuan një marshimi masiv kundër lejeve shëndetësore Covid-19 dhe kufizimeve të tjera të vendosura nga qeveritë evropiane në emër të luftimit të pandemisë.

Videot e kapura nga gazetari i RT France, Charles Baudry, treguan oficerë policie me helmeta të bardha duke bllokuar rrugët me barrikada dhe duke hedhur ujë për të shpërndarë turmat.

Gjatë gjithë kohës, protestues të maskuar me të zeza po goditnin policinë me sende të ndryshme, duke përfshirë dërrasat që me sa duket i kishin marrë nga prishja e tarracës së një kafeneje.

Protestuesit u dëgjuan të bërtasin dhe brohoritnin teksa hodhën karrige plastike drejt policisë, e cila u përpoq t’i shpërndante me gaz lotsjellës. Oficerët e armatosur me mburoja dhe shkopinj lëviznin në formacion të ngushtë për të larguar turmat nga një park i qytetit, treguan videot e RT.

Në një incident të dhunshëm, demonstruesit u panë duke sulmuar hyrjen e selisë së Shërbimit Evropian. Ata u përpoqën të thyenin derën, duke lënë shenja të dukshme në xhamin e përforcuar të saj, më pas përdorën dërrasa si shtiza të improvizuara ndërsa një grup oficerësh policie mbetën brenda dhe tentuan t’i largonin me gaz lotsjellës.

Sipas AFP, marshimi kundër bllokimit të së dielës në Bruksel ishte më i madh se kurrë më parë. Flamujt holandezë, polakë dhe rumunë u panë mes turmës së mbushur plot që mbushën rrugët e kryeqytetit belg, i cili strehon gjithashtu organet qeverisëse të BE-së.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re