Është e qartë tashmë se ndërsa Serbia armatoset me armatim izraelit, Kosova po e bën këtë nga Turqia.
Dhe në mes tyre qëndron Shqipëria, ku për paradoks, edhe pse lidhjet e ngushta të Ramës me Ankaranë, pra me Erdoganin kanë përbërë dhe lajm botëror sa i përket raportit gati vëllazëror mes dy lidervë, qeveria e Tiranës ka marrë kohët e fundit një kahmarrje nga Izraeli, duke lidhur kontrata në fushën e prodhimit ushtarak me shtetin që tashmë po kryen një gjenocid, si dhe duke u besuar sionitëve famëkëqinj edhe sigurinë kibernetike, e cila përkthehet në pasiguri kur është fjala për një shtet që “thikën pas shpine” e ka në asht.
Së fundi, në Kosovë mbërriti një kontigjent suprizues armatimi, aq sa u dha alarmi në Beograd, gjë që entuziasmoi vetë kryeminstrin Kurti, edhe pse Prishtina krahasuar me Tiranën, është treguar budallallepsshëm, pak e ftohtë me Ankaranë. 
“Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger mbërrinë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.
Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydagger. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët.
Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.
Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas TB2 Bayraktar dhe fluturakeve Puma po vazhdojmë të ngrisim dhe shtojmë fuqinë goditëse të ushtrisë sonë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.
Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, dhjetë të blera nga ne dhe pesë donacion”, shkroi Kurti.
Dhe cili ishte reagimi nga Beogradi?
“Ata po përpiqen të rivendosin Perandorinë Osmane”, tha i irrituar Vuçiç.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin.”
Por duke i qëndruar pretendimit të Vuçiçit në fjalinë se, “Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ëndërron të ringjallë Perandorinë Osmane”, i duhet kujtuar se e kundërta është e vertetë në bazë të mësimeve të historisë, pasi stabiliteti në Ballkan ishte pikërisht në pesë shekujt e sundimit osmanë, ndaj dhe pas rënies së perandorisë rajoni u zhyt në gjak. /tesheshi.com/
