Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj sheh si grupin më të rrezikuar nga koronavirusi personelin mjekësor. Sipas tij, ky rrezik vjen për shkak të kontaktit që ata kanë me pacientët pa masat e duhura. Ai tregoi për “Kapital” se në Itali janë rreth 300 mjekë apo personel mjekësor që janë të prekur dhe janë në karantinë.

 

“Shkaqet dhe mënyra e shpërndarje është ajo përmes spërklave. Këshillohet vendosja e masës kirurgjikale dhe një metër distancë sepse as teshtima dhe as frymëmarrja nuk arrihet. Personeli mjekësor është më i rrezikuari. Janë rreth 300 personelë mjekësor që janë në kushte karantine në Itali sepse kanë patur kontakt me pacientët e parë pa e ditur. Kanë qenë pa mbrojtje specifike. Infeksioni nuk pyet as për moshë, as për agjë, kushdo është i rrezikuar. Kush reagon më mirë apo më keq, varet nga imuniteti. Sa më e madhe është mosha, aq më shumë patologji kanë dhe aq më të prekshëm janë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re