Mjeku Skënder Brataj i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për temën “Sa na mbron maska?” është shprehur se janë shifrat ato që janë kanë shtyrë në shtrëngim masash.

Një tjetër shkak për shtimin e rasteve sipas Brataj, ka qenë hapja e shkollave, ndërsa ai nuk e sheh hapjen e kinemave si diçka problematike.

“Trendi nuk është se filloi këto 2 ditë, po që kur filloi shkolla. Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi, numri i personave që bëjnë tamponët. Janë shifrat që na çojnë në këto shtrëgim masash.

Hapja e kinemave është e njëjta gjë si restorantet. Do të ruhet distancimi fizik, higjena, ajrosja, është njësoj si lokal nuk bën dallim.

Ka protokoll si do hyjnjë njerëzit, si është sistemi ventilimit, e kështu më radhë,” tha Brataj.

/faxweb