Skip to content

Skënder Cala, ‘Mjeshtri i Madh’ dibran

cala 3

 

 

 

Skender Cala ‘Mjeshtri i Madh’ dibran

Në 80 vjetorin e lindjes së aktorit dhe muzikantit dibran Skënder Cala, u organizua në kryeqytet një aktivitet me një pjesmarrje të gjerë intelektualësh e personalitetesh të politikës. Skënder Cala i dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ka një kontribut të shquar në kinematografinë shqiptare.

Ditën e diel me 10 nëntor 2019, ora 11.00  në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, u promovua libri “Skënder Cala”-”Mjeshtër i madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”(dhe të dokumentarit me të njëjtin titull), të autorit Halil Rama, me rastin e 80 vjetorit të lindjes të këtij artisti të madh dibran.

 

1573499596 235 Skender Cala ‘Mjeshtri i Madh’ dibran

Regjisor, këngëtar, aktor (që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj) në filmat “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe aktor.

Dokumentari ku flasin artistët: Robert Ndrenika, Arif Vladi, Guljem Radoja, Edmond Zhulali, Zef Çoba mbyllet me ceremoninë e dekorimit të z.Cala me titullin “Mjeshtër i madh”. Aktiviteti u moderoua nga Prof. dr. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=e02R3qdgaTM?feature=oembed&w=640&h=360]

/aktoretshqiptare.info