Skënder Gega nuk do të jetë më trajneri i Skënderbeut në tre javët e fundit të kampionatit.

 

Ky është vendimi i marrë nga trajneri i njohur dhe presidenti Ardjan Takaj dhe u është komunikuar lojtarëve ditën e sotme. Burime të sigurta pranë klubit bënë me dije se pasi kanë konsultuar gjithçka mes palëve, trajneri Gega dhe Presidenti Takaj kanë dalë në vendimin përfundimtar që të mbyllet këtu drejtimi i ekipit nga ana e Gegës.

 

Por duket se kjo është thjesht një largim nga pozicioni i trajnerit, pasi nga sa raportojnë burimet Gega nuk do të ndërpresë bashkëpunimin me Skënderbeun. Të njëjtat burime thanë se Gega do të jetë pranë klubit edhe në formën e një këshilluesi teknik apo diçka më shumë se kaq, ndërsa nuk fshihet edhe një ribashkëpunim për të ardhmen. Vendimi i Gegës për të mbyllur këtu aventurën si trajner i Skënderbeut erdhi menjëherë pas rënies matematikore të Skënderbeut në një kategori më poshte.

 

Në tre javët e mbetura të kategorisë Superiore,korçarët do të drejtohen nga trajneri Liçi. Nga ana e tij Gega është përshëndetur ditën e sotme edhe me lojtarët dhe stafin duke mbyllur një kapitull që për të mund të mos ketë qënë shumë i suksesshëm por ka mbartur vlera të rralla morale si askund tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re