Skënderbeu ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë duke bërë kështu bis trofesh në Shqipëri. Pas një paraqitje fantastike në Europë duke siguruar kualifikimin nga turi paraeleminator në grupet e Europa Ligë për herë të dytë në historinë e saj dhe të futbollit shqiptar.

Më pas një kampionat i menaxhuar në mënyrën e duhur nga java e parë dhe deri në atë të fundit duke bërë një dominim të dukshëm të këtij sezoni duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve. Për ta mbyllur më një 10 me yll këtë sezon vjen edhe kupa në ndeshjen e fundit sezonale.

Në finale Skënderbeu ka fituar ndaj Laçit që gjithashtu objektivin Europë e ka siguruar nga kampionati dhe me bardhezinjtë që vitet e fundit ishin kthyer në një eksperte të kupave.

Të dyja skuadrat kanë luajtur një ndeshje të mirë dhe të kujdesshme dhe pritej që vetëm një episode do e vendoste këtë ndeshje. Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola do të jetë një penallti e kthyer në gol nga Sabien Lilaj. Por ajo që  e bëri të kontesueshëm këtë gol ishte fakti se faulli që solli penalltinë u shkaktua jashtë zone. Por në këtë fraksion kishte edhe një gol të anulluar të Laçit për një pozicion jashtë loje.

Kështu Skënderbeu mbyll në mënyrën më të mirë një sezon që u luajt nën hijen e tyre dhe e vetmja që pret Skënderbeu është fitorja në KAS që ti jap mundësinë të luaj sërish në Europë dhe këtë herë në eleminatoret e Ligës së Kampioneve. Por ajo që  e bëri më të veçantë këtë Kupë ishte se e dorëzoi vet Presidenti, z. Ilir Meta.

Skënderbeu 1-0 Laçi

Shënues: Lilaj 67’(pen)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga (Dita 77’), Muzaka, Gavazaj (Demte 88’), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.(Të gatshëm: Teqja, Abazi, Sahiti, Vila, Gripshi).

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj (Xhixha 89’), Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 54’), Nika (Shtubina 83’), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).

Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Barushi, D. Rexha, R. Çokaj, E. Jorgji, J. Xhaja.

Kartonë të verdhë: Osmani 24’, Radas 58’, 90+3’, Vangjeli 80’/ Lushkja 44’, Uzuni 45’, Fangaj 49’, Sefgjini 65’

Karton i kuq: Radas 90+3’

Delegat: L. Nyrishmi; Vëzhgues: S. Jareci.

 

Por ndërkohë sot është luajtur një tjetër finale kupe shqiptarësh, në Kosovë përballë Vëllaznimit të Gjakovës që vetëm në fundjavë humbi shansin për qëndrim në Superligën e Kosovës. Secila nga skuadrave shënoj nga një gol në secilën pjesë. Në fraksionin e parë është Prishtina që shënon me Kalid pas krosimit të Bozhoviç ndërsa barazimi vjen në pjesën e dytë e shënon Dardan Rugova, ish futbollisti Tomorit.

Pas kohës së rregullt dhe shtesave të mbyllura në barazim, kryeqytetasit fitojnë pas gjuajtje të penalltive 5-4 dhe penalltinë  e fundit e shënoj Arbër Hoxha. Kjo fitorja e  6-të Kupës së Kosovës për Prishtinën./Berati.TV

Prishtina 1-1 Vëllaznimi(pen 5-4)

Shënues: Kalid 21’/Rugova 79’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re